Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
17 Janar 2025
Kryetari i kuvendit, Glauk Konjufca, sot ka pritur në takim delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, kryesuar nga Petra Bayr.
Mësohet se gjatë takimit u fol rreth ligjit të zgjedhjeve dhe në lidhje me pritshmëritë që këto zgjedhje të vazhdojnë traditën e mirë demokratike, si një vend që Kosova aspiron zhvillim të madh, me aspirata të anëtarësimit në strukturat ndërkombëtare.
”Po ashtu, kryekuvendari Konjufca ritheksoi se Republika e Kosovës mbetet e përkushtuar për t’u anëtarësuar në Këshillin e Evropës, ashtu siç ka qenë dhe vijon të mbetet e angazhuar në ruajtjen dhe zhvillimin e mëtejmë të demokracisë në vendin tonë, për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe fuqizimin e sundimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e kuvendit.
Krejt në fund, Konjufca thuhet se e ka falënderuar delegacionin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për diskutimin, siç thanë, të frytshëm duke iu uruar qëndrim të mirë në Kosovë.

















