Konfiskohen rreth 139 mijë euro gjatë kontrollit të një veture në Prishtinë, dy persona përfundojnë në polici

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 dhjetor 2025

Policia e Kosovës ka gjetur dhe sekuestruar 138 mijë e 850 euro gjatë një kontrollit të një automjeti në Qagllavicë.

Rasti ka ndodhur të mërkurën.

Policia ka ndaluar një shtetas gjerman dhe një kosovar në lidhje me rastin. Që të dy janë liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është klasifikuar nga organet e rendit si “shmangie nga tatimi”.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, incidenti ka ndodhur më 3 dhjetor 2025 në Qagllavicë, rreth orës 20:23, kur njësiti policor gjatë kontrollit të një automjeti me targa vendore ka zbuluar dhe sekuestruar shumën prej 138,850 eurosh. Në lidhje me rastin, dy persona – një shtetas gjerman dhe një kosovar – janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas marrjes në pyetje dhe në koordinim me prokurorin e rastit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa hetimet lidhur me origjinën e parave dhe dyshimet për shmangie të tatimit pritet të vazhdojnë.

Scroll to Top