Komuna e Prishtinës pezullon ekskursionet dhe mbrëmjet e maturës për shkollat

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

24 prill 2025

Drejtoria e Arsimit në Prishtinë, ka bërë të ditur se janë në në proces të revidimit të një vendimi të vjetër i cili rregullon aktivitetet ekstra-kurrikulare si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës e aktivitete tjera.

Drejtori i Arsimit, Samir Shahini ka njoftuar se deri sa janë në këtë proces, ka marrë vendim për pezullimin e këtyre aktiviteteve, transmeton Zeri.info.

Reagimi i plotë i Shahinit:

Sqarim publik në lidhje me lajmet që sot qarkulluan në lidhje me ndalimin e ekskursioneve dhe mbrëmjeve të maturës në Kryeqytet

Ne si Drejtoria e Arsimit në Kryeqytet jemi në proces të revidimit të një vendimi të vjetër i cili rregullon aktivitetet ekstra-kurrikulare si mbrëmjet e maturës, semi-maturës, ekskursionet brenda dhe jashtë Prishtinës, ditët e shkollave, e të tjera.

Derisa jemi në këtë proces, të cilin e kam filluar që në javën e parë të marrjes së detyrës, ka qenë e domosdoshme të pezullohen përkohësisht të gjitha aktivitete. Qëllimi i këtij pezullimi së pari është mbrojtja e shkollave, stafit, nxënësve dhe prindërve, nga procese që mund të zhvillohen derisa dokumenti është në finalizim.

Për fund, ne si Drejtori për Arsim nuk kemi për qëllim ndalimin e aktiviteteve të tilla, të cilat e plotësojnë kurrikulën dhe përvojën e mësimdhënies e mësimnxënies. Përkundrazi, qëllimi është rregullimi i proceseve të ndryshme që lidhen me këto aktivitete, rritja e transparencës, dhe llogaridhënies nga ana e shkollave dhe palëve tjera të përfshira.

Scroll to Top