Komuna e Prishtinës me nënkryetar të ri/Kush është emri që Rama e emëroi në këtë pozitë?

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

07 mars 2025

Florian Dushi do të jetë nënkryetari i ri i Komunës së Prishtinës, ka njoftuar kryetari Përparim Rama.

“Me kënaqësi njoftoj se Florian Dushi do të jetë nënkryetar i Komunës së Prishtinës”, shkroi Rama.

Poashtu ai shkroi se kontributi i jashtëzakonshëm i Dushit ka qenë i padiskutueshëm dhe se do të vazhdojë të jetë i tillë edhe në pozitën e re, ku përfshihen edhe sektorët kyç si Inspektoriati, Shërbimet Publike, Zyra Ligjore dhe Administrata.

‘Floriani do të fillojë punën, menjëherë pas përmbylljes së procesit zgjedhor qendror. Ky vendim është pjesë e strategjisë tonë për të forcuar ekipet tona dhe për të siguruar një të ardhme më të mirë për Kryeqytetin”, ka shkruar Rama.

Scroll to Top