klinaku kurtit; prej qe je ti ne pushtet po na sulmon serbia

Klinaku Kurtit: Prejse je kryeministër po na sulmon Serbia

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Ushtruesi i detyrës i OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, i ka reaguar kryeministrit Albin Kurti pas deklaratave të këtij të fundit se hendikepi kryesor për sigurinë në veri qëndron te pamundësia e Ushtrisë së Kosovës për të operuar atje, për shkak të kufizimeve të trashëguara nga marrëveshjet e Thaçit.

Ai akuzoi Kurtin se i ofroi bashkëpunim zyrës së Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë, ku po gjykohen krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Klinaku akuzoi më tej Kurtin se sulmet e Serbisë kanë filluar që nga koha kur ai është zgjedhur kryeministër.

Reagimi i plotë i Klinakut, pa ndërhyrje:

Hashim Thaçi ishte rrugës për ta zgjidhur problemin Kosovë-Serbi, por u pengua për shkak se u akuzua nga pseudozyra e Prokurorit të Specializuar me seli në Hagë. E asaj zyre shoku Albin, nuk është moti që ti i ke garantuar bashkëpunim.

Scroll to Top