Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
12 qershor 2025
Policia e Kosovës sot në mëngjes ka realizuar një operacion në Ministrinë e Infrastrukturës, ku ka hetuar disa persona nën dyshimin e keqpërdorimit të pozitës zyrtare.
Sipas raportimeve të fundit të arrestuara janë: Florije Selimi, Edila Gosalci dhe Vjollca Visha.
Ndërkohë njëra ndër të ndaluarat nga policia, Florije Selimi zyrtare në këtë Ministri është njëherish edhe nëna e reperit kosovar Getoar Selimi, i njohur si Ghetto Geasy.
Florije Selimi është mjaft aktive në rrjetin e saj social Facebook.
Madje ajo ka publikuar foto edhe gjatë kohës kur kishte dalur në terren për inspektim të patentë shoferëve.
