Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
02 maj 2025
Një zyrtare policore është vetëplagosur mbrëmë, pas orës 23:00 në Prizren, në rrethana akoma të paqarta. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe IPK-në kanë ndërmarrë veprimet e nevojshme, ndërsa tashmë është zbuluar identiteti i saj.
Mësohet se policja që u vetplagos është Esra Çololar, e cila shërben si zyrtare policore në Veri.
Policja ka pësuar plagë në gju dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Prizrenit. Sipas informacioneve të para, është jashtë rrezikut për jetë.
Rasti është raportuar menjëherë te Prokuroria Themelore në Prizren dhe tek Inspektorati Policor i Kosovës, të cilët tashmë kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.
Lajmin e kanë konfirmuar për Klankosova.tv edhe nga Policia Rajonale në Prizren.

















