Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
13 janar 2026
Komanda Evropiane e Shteteve të Bashkuara (EUCOM), ka njoftuar se KFOR-i së bashku me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës kanë kryer ushtrim të përbashkët.
Në njoftimin e EUCOM theksohet se me këto ushtrime ndërtohet bashkëpunim dhe gatishmëri për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës.
“SIGURI PËRMES BASHKËPUNIMIT –Ushtarë shumëkombësh nga Forca e NATO-s në Kosovë (KFOR) u stërvitën së bashku me Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe Policinë e Kosovës gjatë Ushtrimit GoldenSabre2025, duke ndërtuar bashkëpunim dhe gatishmëri për të ndihmuar në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit të Kosovës’’, thuhet në njoftim.



















