Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
19dhjetor 2025
Një operacion i gjerë i udhëhequr nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), është zhvilluar të enjten pasdite në rajonin e Prishtinës, në kuadër të hetimeve për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës zyrtare.
Mësohet se të arrestuarit e mbrëmshëm në këtë rast janë: Jovica Mitrovic,Fadil Ismajli, Shaban Terbunja, Goran Lazic, Bedri Dibrani, dhe N.K
Jovica Mitrovic është kryetar gjykate në Graçanice.
Sipas Prokurorisë Speciale, aksioni lidhet me dyshime serioze për kryerjen e disa veprave penale, përfshirë korrupsionin, keqpërdorimin e pozitës zyrtare, marrjen dhe dhënien e ryshfetit, ushtrimin e ndikimit, mashtrimin si dhe armëmbajtjen pa leje.

















