Kërkohet hetim për rastin e vdekjes së tre fëmijëve

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 shkurt 2025

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca i ka shprehur ngushëllime familjarëve të tre fëmijëve që humbën jetën në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Konjufca ka shkruar në Facebook se është e dhimbshme dhe e papërshkrueshme humbja e jetëve të tre të miturve në Jabllanicë të Gjakovës.

“Bëj thirrje që në kohën sa më të shpejtë të kemi hetim të imtësishëm e të tërësishëm të rastit. Shpreh ngushëllimet e mia për familjarët që humbën më të dashurit e tyre, në këto momente jashtëzakonisht të vështira për ta dhe gjithë shoqërinë tonë, duke u lutur që të gjejnë forcën për ta përballuar këtë humbje kaq të madhe”, ka shkruar ai.

Scroll to Top