Kërkohet hetim i plotë për tragjedinë në Jabllanicë, tre fëmijët varrosen sot

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

03 shkurt 2025

Një ngjarje tragjike tronditi qytetin e Gjakovës, ku tre fëmijë humbën jetën pas shembjes së një objekti të pabanuar në fshatin Jabllanicë.

Tre fëmijët e familjes Rama, Morina dhe Mehmetaj, të moshës 13 dhe 15 vjeç, do të varrosen sot në orën 14:00 në varrezat e fshatit.

Në njoftimin mortor familjet Morina, Rama dhe Mehmetaj kanë thënë largimi i parakohshëm i më të dashurve të tyre ka lënë një boshllëk të madh në zemrat e tyre.

Ky ngjarje tragjike ndodhi të shtunën më 1 shkurt rreth orës 22:50. Policia bëri të ditur se është rrëzuar pllaka e një shtëpie të pabanuar, duke zënë poshtë tre fëmijë.

Personeli mjekësor konstatoi në vendngjarje vdekjen e tre fëmijëve.

“Jabllanica e Gjakovës sot është e veshur nën petkun e zi. Shembja e një pllake të shtëpisë së pabanuar ka marrë jetën e tre djemve në lule të rinisë, duke shembur edhe zemrat tona”, shkroi ai në një postim në Facebook.

Brahimaj tha se u qëndron pranë familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina ndërsa njoftoi se i pezullon aktivitetet elektorale që do t’i mbante sot si kandidat pë deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

“Në këto momente të rënda për Jabllanicen, Gjakovën dhe Kosovën, jemi pranë familjeve Mehmeti, Rama dhe Morina për të ndarë dhembjen së bashku. Njëkohësisht ju njoftoj se sot pezulloj të gjitha aktivitetet elektorale që ishin të paralajmëruara”, shkroi Brahimaj.

Scroll to Top