KEDSKESCO 8xDeFczzdW

KEDS-i mobilizohet pas paralajmërimeve për stuhi

Territori i Kosovës po vazhdon të jetë i përfshirë nga erëra të forta, e si pasojë disa rajone po përballen me mungesë të energjisë elektrike.
lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=217&loc=https%3A%2F%2Findeksonline.net%2Fkeds i mobilizohet pas paralajmerimeve per stuhi%2F&referer=https%3A%2F%2Findeksonline

Pas paralajmërimeve se edhe sot Kosova do të goditet nga stuhia, ekipet e KEDS-it janë mobilizuar, njofton Klankosova.tv.

Rajonet më të goditura sipas KEDS-it, janë Peja, Prizreni dhe Gjakova.

“Vendi ynë edhe përgjatë natës së mbrëmshme dhe sot po vazhdon të jetë i përfshirë nga erëra të forta, shkaku i të cilave aktualisht disa Dalje janë jashtë funksionit. Rajonet më të goditura janë Prizreni, Gjakova dhe Peja. Paralajmërimeve se edhe gjatë ditës së sotme vendi ynë do të jetë i goditur me stuhi, KEDS-i i është përgjigjur me mobilizimin e ekipeve të shumta, të cilat ndodhen në terren dhe po punojnë me përkushtim e në mënyrë intensive në mënyrë që gjendja t’i rikthehet normalitetit”, thuhet në njoftimin e KEDS-it.

Scroll to Top