Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
14 nentor 2025
Policia e Kosovës ka arrestuar mbrëmë katër persona në Prishtinë – tre shtetas të Kosovës dhe një të Maqedonisë së Veriut – të dyshuar për një sërë veprash penale, përfshirë “posedim të paautorizuar të narkotikëve”, “hyrje në sisteme kompjuterike”, “mashtrim” dhe “armëmbajtje pa leje”.
Ngjarja është regjistruar të enjten rreth orës 20:15 në rrugën “Ali Vitija”. Sipas raportit 24-orësh të Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në një banesë janë gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri të tipit pistoletë me 28 fishekë, disa laptopë, 41.2 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, si dhe dy telefona celularë.
Të dyshuarit janë shoqëruar për intervistim dhe, me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është ndaluar në mbajtje, ndërsa tre të tjerët janë liruar. Hetimet për zbardhjen e rastit vijojnë.

















