Kallas sot në Kosovë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

22 maj 2025

Përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas, sot e viziton Kosovën, në kuadër të një turneu në Ballkanin Perëndimor.

Kallasi do të takohet me përfaqësues të partive politike dhe të organizatave të shoqërisë civile”, thuhet në një njoftim të BE-së.

Ajo do të mbajë një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Evropës më 22 maj, në orën 15:45, e transmetuar drejtpërdrejt në EBS.

Gjithashtu Kallasi do të vizitojë Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX). Ajo do të takohet edhe me komandantin e KFOR-it, Enriko Barduani.

Kallasi do ta vizitojë Kosovën në kohën kur autoritetet kosovare po përsërisin thirrjet për heqjen e masave ndaj vendit nga ana e BE-së, madje kanë kërkuar që kjo të ndodhë para vazhdimit të dialogut për normalizim marrëdhëniesh me Serbinë.

Scroll to Top