Kallas: Dialogu Kosovë–Serbi ka ngecur

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

02 prill 2025

Unioni, sipas Kallas, është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër.

Shefja për Politikë të Jashtme e Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, ka vlerësuar se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka ngecur, meqë palët “po ankohen për njëra-tjetrën”.

“Mendoj se duhet ta mbajmë qëllimin përfundimtar në mendje – normalizimin e marrëdhënieve mes tyre, në mënyrë që të mund të ecin përpara në rrugën evropiane”, tha ajo për Radio Evropën e Lirë.

Unioni, sipas Kallas, është i interesuar për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, qoftë përmes dialogut apo ndonjë instrumenti tjetër.

“Ndoshta është dialogu, ndoshta është një tjetër mjet. Jam e gatshme ta shqyrtoj këtë çështje, dhe do ta bëj këtë së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm në ditët në vijim”, ka shtuar ajo.

Scroll to Top