Jusuf Azemi me paralajmërim të rëndësishëm lidhur me pagën minimale prej 425 euro

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

14 janar 2026

Federata e Sindikatave të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat të Kosovës (FSPTSPK) ka bërë thirrje për herë të dytë ndaj kompanive publiko-private që të zbatojnë vendimin për pagën minimale, e cila pritet të jetë 425 euro.

Kryetari i sindikatës, Jusuf Azemi, ka deklaruar se FSPTSPK do të vazhdojë të insistojë për zbatimin e këtij vendimi dhe ka kërkuar nga kompanitë private që të bëjnë llogaritjet e nevojshme financiare dhe t’i dorëzojnë kërkesat përkatëse pranë autoriteteve kontraktuese.

“Ju njoftojmë se nëse pagat e Janarit nuk dalin më rritje, mund të ketë ndërprerje të shërbimeve në të gjitha institucionet përkatëse. Kjo është një situatë që ne nuk e dëshirojmë, veçanërisht në sektorë të ndjeshëm si spitalet, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe institucionet tjera arsimore”, thuhet në reagimin e FSPTSPK-së.

Në reagimin e sindikatës theksohet se, nëse pagat e janarit nuk do të përputhen me këtë vendim, mund të ketë ndërprerje të shërbimeve në institucionet publike, përfshirë spitalet, Qendrat e Mjekësisë Familjare dhe institucionet arsimore. FSPTSPK thekson se situata e tillë është e papranueshme dhe kërkon veprime të menjëhershme nga kompanitë për të shmangur pasoja të tilla.

Vendimi për pagën minimale u mor nga Qeveria Kurti në prag të fundvitit 2025 dhe parashikohet të ekzekutohet nga janari i këtij viti.

Scroll to Top