Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
25 shkurt 2025
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
IHMK-ja njofton se temperaturat minimale do të zbresin nga -2 gradë Celsius deri në 0 gradë, ndërsa maksimalet nga 7 gradë Celsius deri në 11 gradë.
Era do të jetë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i jugperëndimit.

















