aktakuza e re ndaj thaqit sot mbahet konferenca mbi ecurine

Ish-roja që heton UÇK-në – Thaçi: “Kjo është drejtësi e stilit Putin!”

Koha e parashikuar e leximit: 5 minuta

04 shtator 2025

John Devaney ka qenë gardian i thjeshtë në Qendrën e Paraburgimit në Scheveningen, ku Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi po qëndrojnë prej afër 5 vitesh, për të cilin u raportua ekskluzivisht në “Kronika e Hagës” të Info Magazine para pak javësh.

Klan Kosova sjellë detaje se si karriera e këtij prokurori mori përpjetën brenda pak kohësh. Ai nga një roje burgu, u bë hetues. Më tej u gradua në Zëvendësshef, e krejt vonë si Shef i Qendrës së Paraburgimit.

Krejt këto më së miri i di katërshja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, meqë prijësi i tyre Hashim Thaçi e tregoi para Trupit Gjykues në seancën e 27 marsit kur u dëgjua dëshmitari i fundit. Kjo pasi kërkoi një bisedë urgjente me avokatin e tij që ta kërkonte fjalën nga kryetari i Trupit Gjykues, Charles Smith.

Gjyqtarit amerikan dhe 3 gjyqtarëve tjerë të Panelit, Thaçi u tregoi se si ish-gardiani, tash prokuror, i ka keqtrajtuar e kërcënuar fizikisht krerët e UÇK-së.

Detaje nga deklaratat e Hashim Thaçit nga seanca në fjalë.

Hashim Thaçi: Kjo Gjykatë është e Kosovës. E ka themelu Kuvendi i Kosovës me punu sipas Kushtetutës dhe ligjeve të Kosovës dhe besoj që kështu dhe do të përmbyllet ky proces. Por në të njëjtën kohë shqetësimet që i kemi kaluar në këto katër vite e gjysmë këtu, me të njëjtën periudhë kohore, në të cilën sot ballafaqohemi me Prokurorin përballë nesh, dëshiroj të shpreh shqetësime dhe të jeni të informuar dhe ju si Kryegjyqtar dhe në të njëjtën kohë si Panel.

Hashim Thaçi: U çuditëm sot shumë kur dhe u befasova kur sot përballë nesh u shfaq zotëriu në fjalë. Emrin nuk ia di as mbiemrin dhe s’është me rëndësi, që në qendrën e paraburgimit kur kemi ardhur fillimisht dhe për disa vite, është paraqitur si roje burgu, pastaj si hetues pranë qendrës së paraburgimit, pastaj si shef — si zëvendësshef i qendrës së paraburgimit dhe nganjëherë dhe shef i qendrës së paraburgimit. Për të gjitha këto që flas ekzistojnë faktet dhe dëshmitarë. I nderuar Gjykatës, zotëriu në fjalë – z. Prokuror sot, dje roje burgu – [REDAKTUAR]

Hashim Thaçi: E ne, të katër që jemi të akuzuar në procesin numër 6, as cigare s’përdorim. Okej. Personalisht ka kryer kontrolle, Prokurori aktual [REDAKTUAR] Në raste të caktuara, i nderuari Kryetar i Gjykatës, të nderuar Panel Gjykatës, ka kryer fyerje dhe kërcënime dhe fizike ndaj ne të akuzuarve. Na ka fyer dhe ka kryer edhe kërcënime fizike Prokurori që është sot përballë nesh. Nga praktikat e zotëriut, [REDAKTUAR], [REDAKTUAR] dhe të tjerëve edhe ma gjatë.

Gjykata i redaktoi krejt keqtrajtimet, por jo edhe një krahasim që e barazon Specialen me regjimin e Rusisë së Vladimir Putinit.

Hashim Thaçi: Edhe kjo praktikë mu më shqetëson kur sot e shoh këtë zotëri, dje paraqitej si roje burgu dhe sot Prokuror, një praktikë e tillë as ndaj disidentit rus Navalny nuk është praktiku ku mbas 20 ditësh iu kanë ndalu, kanë reagu të gjithë.

Ish-presidenti vë në pikëpyetje sistemin e shpejtë të gradimit brenda ZPS-së.

Hashim Thaçi: Dhe unë sot befasohem dhe çuditem kur shoh këtë. Ndoshta është në procedurë speciale e gradimit në SPO, por nuk ndihemi rehat dhe nuk ndihemi të respektuar dhe të trajtuar denjësisht as në kuptimin legal, jo drejt, kur shohim përballë një njeri që dje paraqitej roje burgu dhe sot është prokuror në Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Atë ditë Prokurori e kishte pranuar angazhimin e tij të mëparshëm.

Kjo është biseda e zhvilluar mes tij dhe Smith.

John Devaney, prokuror: I nderuar Gjykatës, është e saktë që unë kam punuar në njësinë e menaxhimit të objektit të paraburgimit para disa vjetësh. Nuk më kujtohet që t’i kem [REDAKTUAR].

Charles Smith, kryetar i Trupit Gjykues: Sa vjet ka?

John Devaney, prokuror: E kam shkëputur marrëdhënien e punës prej aty në fund të vitit 2022. Dhe kam dhe një [REDAKTUAR] e cila është e nënshkruar lidhur me këtë.

Charles Smith, kryetar i Trupit Gjykues: Problemi është që nuk duan që të vijojnë me procesin. Kështu që do t’ju kërkoj që t’i përgjigjeni kësaj.

John Devaney, prokuror: Një çast, i nderuar Gjykatës. [Përfaqësuesit e Prokurorisë këshillohen]I nderuar Gjykatës, nuk kam argumente materiale për të bërë. Do të them vetëm që – mund të them vetëm që znj. Iodice është e gatshme që të marrë rolin tim për të trajtuar ndonjë shqetësim të Mbrojtjes.

Scroll to Top