Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
11 dhjetor 2025
Ish-kryetari i Zveçanit, Ilir Peci, ka reaguar pas betimit të kryetarëve të rinj nga Lista Serbe në komunat veriore, përfshirë edhe komunën që ai e drejtoi deri kohët e fundit.
Peci ka deklaruar se, edhe pse betimi i kryetarëve të rinj është kryer të premten, procesi i pranim-dorëzimit nuk ka ndodhur ende, ndërsa administrata lokale po përballet me presion. “Të premten është bërë betimi, por pranim-dorëzim akoma s’ka. Nuk po veprojnë mirë disa drejtorë, sidomos shefi i kabinetit, i cili po ushtron presion të fortë ndaj stafit administrativ,” tha Peci.
Ai gjithashtu ka theksuar se simbolet me katër S, që përfaqësojnë simbole nacionaliste serbe, janë vendosur sërish para zyrës së kryetarit. “Kam shkruar edhe pushtetit lokal dhe ministrisë, por nuk ka pasur ndonjë reagim,” shtoi ai.
Ish-kryetari njoftoi se ka komunikuar me ish-nënkryetarin e tij nga komuniteti serb për të biseduar me kryetarin e ri, por deri tani nuk ka marrë përgjigje. Ai konfirmoi gjithashtu se flamuri i Kosovës gjendet në hyrje të objektit të Kuvendit Komunal, por nuk ka informacion të plotë për simbolikën brenda zyrës së kryetarit.
Peci vlerësoi se presioni mbi stafin komunal është serioz dhe kërkoi një reagim urgjent nga institucionet qendrore, duke paralajmëruar se situata mund të kthehet “në pikën zero” nëse nuk ndërhyhet.
Ai përmendi gjithashtu se çështja e pagesës së energjisë elektrike në pjesën veriore ka filluar të stabilizohet, por ky proces ende nuk ka përfunduar plotësisht

















