Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
10 dhjetor 2025
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve i jep tenderin për zgjedhjet e 28 dhjetorit kompanisë sllovene “Cetis” e cila printoi me gabime fletëvotimet e balotazhit të 9 nëntorit.
Kompania fituese do të printojë fletëvotimet dhe broshurat e kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme.
Sipas njoftimit të publikuar në platformën “e-prokurimi”, kontrata kap vlerën mbi 275 mijë euro, e cila përfshin procesin e plotë të shtypshkrimit për materialet zgjedhore.
Kontrata është nënshkruar dhe pritet të hyjë në fuqi në ditët në vijim.

















