Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
03 shtator 2025
Inspektorati Qendror për Mbikëqyrjen e Tregut ka kryer inspektime ndaj mbi 30 operatorëve ekonomikë që merren me tregtimin e teksteve shkollore, me qëllim monitorimin e çmimeve dhe respektimin e të drejtave të autorit.
Sipas njoftimit nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), në të gjitha rastet ku janë evidentuar shkelje të ligjit, inspektorët kanë marrë masa ndëshkuese në përputhje me legjislacionin në fuqi.
MINT njofton se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë tregun për të siguruar mbrojtjen e konsumatorit dhe zbatimin e ligjit në fushën e teksteve shkollore.
“Po ashtu, Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut do të vazhdoj edhe ditëve në vijim që në mënyrë rigoroze të monitorojë çmimet e teksteve shkollore në të gjithë tregun, me qëllim sigurimin që ato të jenë të arsyeshme dhe të përputhshme me rregullat e konkurrencës dhe mbrojtjes së konsumatorit” – thuhet më tejë në reagim.
Inspektori u ka bërë thirrjë palëve që të sigurohen për një treg të drejtë dhe transparent.
“Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut i bën thirrje të gjithë akterëve të përfshirë, të bashkëpunojnë me autoritetet kompetente për të siguruar një treg të drejtë dhe transparent, duke respektuar të drejtat e autorëve dhe duke siguruar çmime të arsyeshme për tekstet shkollore”- thuhet në njoftimin e MINT.