kufiri kosove serbi

Ikën në Serbi me veturë përmes rrugëve ilegale, rasti në hetime

Një person me automjet ka vazhduar në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale.

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 11:35 në fshatin Koshtunicë të Leposaviqit.

Tutje bëhet e ditur se me vendim të prokurorit është hapur rasti.

“Fsh. Koshtunicë, Leposaviq 06.11.2024 – 11:35. Një i dyshuari mashkull kosovar me automjet, ka vazhduar në drejtim të Serbisë përmes rrugëve ilegale. Me vendim të prokurorit është hapur rasti”, thuhet në raport. /Telegrafi/

Scroll to Top