IKD: Në zgjedhjet lokale pati dukshëm më pak gjoba për partitëgaruan në zgjedhje, se sa në zgjedhjet nacionale

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

14 tetor2025

Gzim Shala, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD), tha se numri i ankesave dhe gjobave në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), në krahasim me zgjedhjet e përgjithshme, tregon se ka qenë një fushatë zgjedhore më e qetë dhe me më pak incidente.

Shala tha se në zgjedhjet lokale janë marrë 33 vendime me gjoba, kurse në zgjedhjet e përgjithshme numri i vendimeve me gjoba ka qenë 146.

“Pra, ka qenë rreth pothuajse 1/4 në raport me zgjedhjet e përgjithshme. Nëse e shohim shumën e gjobave të shqiptuara, në zgjedhjet lokale janë 81 mijë e 200 euro gjoba të shqiptuar. Në zgjedhjet e përgjithshme ka qenë 651 mijë euro”, u shpreh Shala.

Scroll to Top