Identifikohen edhe tre viktima nga masakra e Kralanit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 mars 2025

Shoqata Familjare e Personave të Zhdukur për Malishevë, “Kujtesa”, njofton se sot u informuan zyrtarisht nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe nga Mjekësia Ligjore për identifikimin e tre personave që konsideroheshin të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë në vitet 1998/99, konkretisht me 04.04.1999 në Kralan të Gjakovës.

Te identifikuarit janë: Mentor Maliq Kryeziu – Bubavec, Vehbi Pajazit Halilaj – Llapqevë dhe Sabedin Kadri Kryeziu – Mleqan, të gjithë nga komuna e Malishevës.

Nga kjo shoqatë theksojnë se lidhur me datën e rivarrimit dhe procedurat e homazheve e të mbledhjes komemorative, do të njoftojnë me kohë.

Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur tha se këto tri identifikime vijnë pas tetë identifikimeve të viktimave të tjera nga e njëjta masakër, mbetjet mortore të të ciëve u gjetën dhe zhvarrosën nga lokacioni i varrit masiv në Bishtazhin (vjeshtë 2023), për të cilat familjet u njoftuan gjatë javës së kaluar.

Poashtu ai shtoi se numri total i të identifikuarve nga masakra e Kralanit është 11 gjithsej deri me tani.

Scroll to Top