Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
12 dhjetor 2025
Një person i dyshuar për kryerjen e krimeve të luftës kundër popullatës civile është ndaluar të enjten në Aeroportin “Adem Jashari”.
Sipas Policisë së Kosovës, ai dyshohet se ka kryer veprimet kriminale në periudhën 24 prill – 26 maj 1999, në zonën e Prizrenit.
Pas arrestimit dhe intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit. Kështu bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.

















