enver bajraktari

I arrestuari pranon se e vrau Enver Bajraktarin

Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Policia e Kosovës njoftojnë se kanë arrestuar një person të dyshuar lidhur me rastin e vrasjes së rëndë, ku viktimë ishte tani i ndjeri Enver Bajraktari nga Lipjani.

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Sot, më 12 gusht, në kuadër të hetimeve intensive dhe në bashkëpunim të ngushtë mes Prokurorisë dhe Policisë, është realizuar një urdhër kontrolli në fshatin Baicë të Komunës së Lipjanit. Si rezultat i këtij veprimi, është arrestuar një person me inicialet T.K., i cili pas ndalimit ka pranuar veprën penale për të cilën dyshohet.

I dyshuari ndodhet në ndalim me vendim të prokurorit dhe ndaj tij po zhvillohen procedurat ligjore në vazhdim.

Prokuroria dhe Policia theksojnë përkushtimin e tyre për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij rasti dhe sigurimin e drejtësisë.

Scroll to Top