Hyri me forcë në një lokal në veri të Mitrovicës dhe vodhi 1 mijë euro, arrestohet i dyshuari

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

28 gusht 2025

Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar të dyshuarin R.M 19 vjeçar për vjedhje të rëndë në veri të Mitrovicës.

Arrestimi i tij është bërë mbi dyshimin e bazuar dhe pas një pune intensive hetimore, se më datën 13.06.2025 kishte kryer veprën penale “Vjedhje e rëndë”, ku dyshohet se kishte hyrë me forcë në një lokal në rrugën “Lola Ribar” dhe kishte vjedhur rreth 1000 euro.

I dyshuari është arrestuar në vendbanimin e tij në rrugën “Adem Voca”, Mitrovicë Jug.

Të gjitha veprimet i janë paraqitur prokurorit të shtetit, me vendim të të cilit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në zbatimin e ligjit dhe arrestimin e të gjithë personave që kryejnë apo tentojnë kryerjen e veprave penale.

Scroll to Top