Humb jetën shoferi i kamionit pas rrokullisjes në Mazgit

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

15 dhjetor 2025

Një aksident me pasoja fatale ka ndodhur sot në segmentin e autostradës Mazgit–Prishtinë, ku një kamion është rrokullisur, duke shkaktuar humbjen e jetës së drejtuesit të mjetit.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani, ka konfirmuar se rreth orës 13:00 është raportuar një vetaksident trafiku, në të cilin është përfshirë një mjet i rëndë. Si pasojë e rrokullisjes, shoferi ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa vdekja e tij është konstatuar nga ekipi mjekësor.

Në vendin e aksidentit kanë intervenuar njësitë policore, shërbimet emergjente mjekësore dhe zjarrfikësit, të cilët po merren me trajtimin e rastit dhe sigurimin e zonës.

Policia e Kosovës ka apeluar për kujdes të shtuar në komunikacion dhe respektim të rregullave të trafikut, me qëllim parandalimin e aksidenteve të ngjashme.

Scroll to Top