Hoti-i-katerti-vit-me-radhe-me-humbje-ne-investim

Hoti: I katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale

Ish-kryeministri i Kosovës dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Avdullah Hoti, ka vlerësuar se ky është i katërti vit me radhë i humbur në investime kapitale.

Hoti, përmes një shkrimi në rrjetin social ‘Facebook’ ka thënë se sipas të dhënave në periudhën 9 mujore, realizimi është vetëm 36 për qind.

“Janë shpenzuar 325 mil euro, nga 913 mil euro të parapara në buxhet. Realizimi tepër i ulët, në veçanti nga disa ministri, tregon dembelinë dhe mungesën e kompetencës të ministrave, si dhe dështimin e Kryeministrit për mbikëqyrjen e punës e ministrave”, ka shkruar Hoti.

Ai ka përmendur disa ministri me realizim shumë të ulët.

“Ministria e Industrisë 4%, ministria e Drejtësisë 4%, ministria e Financave 7%, ministria e Bujqësisë 7%, ministria e Arsimit 16%, ministria e Ekonomisë 16%, ministria e Shëndetësisë 19%, ministria e Brendshme 20% dhe ministria e Kulturës 34%”.

Ish kryeministri, ka veçuar se ministria e Bujqësisë ka aktualisht të dhënat me të ulëta për investime kapitale.

“Ja tabela e realizimit ë investimeve kapitale të Ministrisë së Bujqësisë. Jo vetëm që shuma e investimeve kapitale në bujqësi është tepër e ulët, vetë 3.8 mil euro, por edhe ato nuk realizohen. Nuk figuron asnjë projekt për ujitje të tokave bujqësore”.

dulla 1
Scroll to Top