Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
07 qershor 2025
Vetëm në pesë muajt e parë të vitit 2025 në Kosovë janë regjistruar së paku dhjetë raste të reja të infektimit me virusin HIV – shifër kjo që, sipas mjekëve, konfirmon trendin shqetësues të rritjes
Viti i kaluar u mbyll me 34 raste të identifikuara, për dallim nga 2023-ta me 20.
Shifrat e fundit janë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, ku të gjitha institucionet shëndetësore – qofshin publike, apo private – janë të obliguara t’i raportojnë rastet

Infektologët thonë se numri i rasteve me HIV – virusin që dëmton sistemin imunitar të personit të prekur dhe mund të transmetohet te tjetri përmes shkëmbimit të lëngjeve trupore – është alarmant.
“Nuk ka informim të mjaftueshëm të të rinjve se si bartet ky infeksion. Ndoshta nuk ka as informata se ku duhet dhe ku mund të testohen”, thotë Murat Mehmeti, shef i repartit për sëmundje seksualisht të transmetueshme në Klinikën Infektive në Prishtinë