Hiqen vizat Kosovë – Izrael, nga 5 maji qytetarët do të udhëtojnë pa viza

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

05 shkurt 2025

Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka thënë se është ratifikuar marrëveshja për heqjen e vizave mes dy vendeve, Kosovë – Izrael.

Zivi këtë e bëri të ditur përmes një postimi në platformën X, duke shtuar se kjo u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

“Gëzohem t’ju njoftoj se marrëveshja për heqjen e vizave u ratifikua në përvjetorin e katërt të marrëdhënieve diplomatike Izrael – Kosovë. Në javën kur shënojmë 4 vjet marrëdhënie diplomatike midis dy shteteve, Izraeli dhe Kosova ratifikuan marrëveshjen për heqjen e vizave”, ka shkruar Zivi.

Sipas saj, që nga 5 maji 2025 qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë në Izrael si turistë pa pasur nevojë për vizë.

Scroll to Top