Hetimi i Veliajt, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

21 mars 2025

Hetimi i Veliajt, Ajola Xoxa paraqitet në SPAK, shoqërohet nga avokati.

Ajola Xoxa, bashkëshortja e kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj është paraqitur në SPAK.

Ajo mbërriti në ambientet e Prokurorisë së Posaçme e shoqëruar nga avokati në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.

Prokuroria e Posaçme lëshoi masën “arrest shtëpie” për bashkëshorten e kryebashkiakut Erion Veliaj më 10 Shkurt, por togat e zeza të GJKKO-së zëvendësuan masën e sigurisë ndaj saj në “detyrim paraqitje” gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar më 12 Shkurt.

AKUZAT E SPAK

Prokuroria e Posaçme SPAK ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Erion Veliajt, masën e sigurisë ‘arrest në shtëpi’ ndaj bashkëshortes së tij Ajola Xoxa, si dhe masat e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ ndaj 5 biznesmenëve.

Sipas SPAK, Erion Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.

Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, akuzohen për veprën penale “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”.

Gjithashtu masë sigurie “arrest në burg” është caktuar ndaj një zyrtari, emri i të cilit ende nuk është publik.

Scroll to Top