Haradinaj takohet me këshilltarin kryesor të Sorensenit, flasin për bllokadën institucionale

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

18 shtator 2025

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim Thomas Busch, këshilltar kryesor politik i Emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen.

Haradinaj ka thënë se me të ka biseduar për bllokadën institucionale në vend dhe zhvillimet politike në Kosovë e rajon.

“Shpreha përkushtimin e Aleancës për të dhënë kontribut aktiv në tejkalimin e kësaj situate dhe rikthimin e vendit drejt kursit euro-atlantik. Po ashtu, diskutuam për sfidat dhe perspektivën e integrimit evropian të Kosovës, duke vlerësuar rolin e BE-së në këtë proces strategjik”, ka shkruar Haradinaj.

https://www.facebook.com/RamushHaradinajOfficial/posts/1348647676626577?ref=embed_post

Scroll to Top