Haradinaj për takimin e ftuar nga Osmani: Do të shohim çfarë qëndrime ka presidentja

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

13 maj 2025

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur para fillimit të seancës së Kuvendit, lidhur me ftesën e presidentes Vjosa Osmani për takim konsultativ që pritet të mbahet të enjten.

Haradinaj tha se do ta dëgjojnë se çfarë qëndrimesh ka presidentja rreth situatës së krijuar në Kuvend.

“Do ta ndëgjojmë presidenten me pa se çfarë qëndrimesh ka dhe çfarë sugjeron. Unë e kom konfirmu pjesëmarrjen”, tha ai.

Kreu i AAK-së tutje u shpreh se janë në pritje edhe të vlerësimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me kushtetutshmërinë e zhvillimeve që kanë ndodhur në seancë.

Presidentja Vjosa Osmani ka ftuar të gjithë ledrët e partive për takim konsultativ të enjten më 15 maj në orën 13:00.

“Presidentja Osmani do të fillojë një seri konsultimesh rreth çështjes së konstituimit të Kuvendit nga data 15 maj. Ftesat tashmë janë dërguar për takimet e para dhe po presim konfirmimet”, tha Bekim Kupina, këshilltari i presidentes.

Scroll to Top