Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
03 prill 2025
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural ka hapur nga sot periudhën e aplikimit për pagesa direkte/subvencione, përmes të cilit program synohet të mundësohet zhvillimi i sektorit të bujqësisë dhe forcimi i kapaciteteve të mbi 30,000 fermerëve.
Një njoftimin e MBPZhR, thuhet se për sektorët, të cilët do të mbështeten përmes Programit për Pagesa Direkte 2025, afati për aplikim fillon nga sot dhe përfundon më 02.05.2025 ora 16:00 (30 ditë kalendarike).
“Në kuadër të Programit të këtij viti, është mundësuar përdorimi i ortofotove më të fundit të vitit 2024 dhe MBPZhR-ja ka sjellë përmirësime të mëdha në digjitalizimin e parcelave dhe kontrollin në terren. Ky ndryshim do të lehtësojë edhe më shumë aplikimin për subvencione dhe do të sigurojë me saktësi gjendjen në terren”, thuhet në njoftim.

















