hamza

Hamza takon ambasadorin zviceran; Mbështetje e palëkundur e Zvicrës për Kosovën

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka zhvilluar sot një takim me ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jürg Sprecher.

Hamza ka treguar marrëdhëniet e ngushta mes Kosovës dhe Zvicrës dhe rolin e kësaj të fundit në përkrahjen e vendit në çdo etapë të zhvillimit.

“Në çdo fushë të jetës sociale dhe ekonomike, si në të kaluarën, ashtu edhe sot, Zvicra i ka dhënë gjithnjë përkrahje Kosovës”, shkruan Hamza në Facebook.

Ai poashtu theksoi përkushtimin e Kosovës për të ndërtuar një të ardhme më të qëndrueshme dhe të përqendruar në integrimet euroatlantike.

“Kosova është e përkushtuar të ndërtojë paqe të qëndrueshme dhe të ecë përpara në rrugën e integrimeve euroatlantike”, shtoi ai.

Scroll to Top