Hamza solidarizohet me popullin amerikan pas aksidentit tragjik: Kosova qëndron pranë SHBA-ve

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

30 janar 2025

Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza ka reaguar pas aksidentit tragjik në Uashington DC, ku një aeroplan dhe një helikopter ushtarak u përplasen e deri më tani raportohet për 19 viktima.

Hamza, në një postim në X i shprehu ngushëllimet e tij popullit amerikan, teksa shton se Kosova qëndron pranë Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këto orë tragjike.

“Një lajm i tmerrshëm nga Uashingtoni këtë mëngjes. Ngushëllime familjeve dhe miqve të atyre që humbën jetën në aksident, popullit amerikan, qeverisë amerikane si dhe ushtrisë amerikane. Lutjet tona janë me ta dhe me të lënduarit dhe të zhdukurit. Kosova qëndron pranë SHBA-ve në këtë orë tragjike”, ka shkruar Hamza.

Scroll to Top