Hamza për urën e re mbi Ibër: Nuk do të realizohej pa angazhimin tim

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

19 dhjetor 2025

Ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe kandidat për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës, Bedri Hamza, ka deklaruar se ideja dhe realizimi i urës së re mbi lumin Ibër nuk do të kishin ndodhur pa përfshirjen e tij të drejtpërdrejtë.

Hamza tha se projekti ka lindur në zyrën e tij, menjëherë pas një takimi me kryeministrin Albin Kurti. Ai theksoi se Komuna e Mitrovicës ka mbuluar shpenzimet për projektin teknik, ndërsa lejet për ndërtim janë lëshuar nga i njëjti institucion.

Sipas tij, ndërtimi i urës ishte i planifikuar edhe në buxhetin e komunës, por për shkak të fondeve të Qeverisë së Kosovës, projekti u realizua nga niveli qendror.

Scroll to Top