Hajnat futen në Lagjen e “Doktorëve”, vjedhin para, ari e tri çanta

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

14 korrik 2025

Një vjedhje e rëndë ka ndodhur dje në Mitrovicë të Veriut. Sipas policisë së Kosovës një qytetar i lagjes së “Doktorëve”, ka raportuar se disa persona të panjohur me forcë kanë depërtuar brenda shtëpisë së tij dhe i kanë vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu.

“Lagjja e doktorëve, Mitrovicë Veri / 13.07.2025 – 18:15-23:20. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se person/a të panjohur me përdorim force kanë depërtuar brenda në shtëpinë e tij dhe kishin vjedhur para, stoli ari dhe tri çanta krahu”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Policia tha se njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin.

Scroll to Top