Hagë: Mbrojtja e Hashim Thaçit, sot paraqet fjalën përfundimtare

Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta

11 shkurt 2026

Pas dhënies së fjalës përfundimtare nga Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) dhe Mbrojtësit e viktimave, sot fillon fjala përfundimtare e mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Po ashtu, për ditën e sotme është parashikuar edhe fillimi i fjalës përfundimtare të mbrojtjes së Kadri Veselit.

Gjatë dy ditëve të kaluara, më 09 dhe 10 shkurt, ZPS ka prezantuar argumentet përfundimtare kundër ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, duke kërkuar 45 vjet burg për secilin prej tyre. Më 10 shkurt, është dëgjuar edhe fjala përfundimtare e Mbrojtësit të viktimave.

Avokati i Thaçit, Luka Mishetiq, në fjalën e tij përpara trupit gjykues, ka vlerësuar se ZPS ka shpërfillur provat që diskreditojnë pretendimet e saj dhe se argumentet e paraqitura nuk përmbushin standardin e nevojshëm për shpalljen e fajtorit.

“Argumentet e ZPS-së nuk përfaqësojnë interpretimin më të arsyeshëm të provave, standardi që duhet arritur për t’u bazuar në një vendim të drejtë. Ka dyshime të arsyeshme që gjykata ta falë Hashim Thaçin”, ka deklaruar Mishetiq.

Ai ka shtuar se parashtrimet përfundimtare të Prokurorisë mund të krahasohen me “një film apo analizë të shkruar nga dikush që nuk e ka parë filmin”, duke vënë në dyshim mënyrën se si janë interpretuar provat në këtë proces.

Seanca e sotme mund të ndiqet online përmes platformave të autorizuara të Dhomave të Specializuara.

Scroll to Top