Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
28 korrik 2025
Emisari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka shprehur përkrahje për ish presidentin, Hashim Thaçi i cili po përballet me drejtësinë në Hagë.
Grenell përmes një postimi në “X” e ka cilësuar si të turpshëm faktin që Thaçi po mbahet ende në paraburgim
Grenell e ka quajtur Hagën si një institucion i cili nuk funksionon.
“Jack Smith (po, ai) arrestoi Thaçin në vitin 2020 kur Donald Trump po punonte për marrëveshjen Kosovë-Serbi. Është shumë e turpshme që ai është ende në burg. Është një mashtrim.Haga është e prishur”, ka shkruar Grenell.
Jack Smith (yes, that one) arrested Thaci in 2020 when Donald Trump was working on the Kosovo-Serbia deal.
— Richard Grenell (@RichardGrenell) July 28, 2025
It’s so disgraceful that he is still in prison. It’s a sham.
The Hague is broken. https://t.co/6YrZ4iJbo8

















