ARIAN TAHIRI FATON PECI

Gjykata Supreme vendos, nuk do tē ketë rivotim në Mitrovicë

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

20 nentor 2025

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa më 14 nëntor vendosi që të mos ketë rivotim pas ankesës së PDK-së për fletëvotime të përziera ndërmjet klasave dhe problemeve me shfaqjen e numrit serik në fletëvotime.
.PZAP-ja e pati cilësuar të pabazë ankesën duke thënë se ankuesi nuk ka prezantuar prova për të dëshmuar parregullsitë

Gjykata Supreme e Republikës së Kosovës ka hedhur poshtë ankesën e Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me vendimin e PZAP-së për kërkesën e rivotimit në Mitrovicën e Jugut.

Me këtë vendim, mbetet në fuqi konstatimi i PZAP-së, duke mbyllur çdo mundësi për përsëritje të procesit zgjedhor në këtë komunë.

Scroll to Top