aktakuza e re ndaj thaqit sot mbahet konferenca mbi ecurine

Gjykata Speciale: Pretendimet e Hashim Thaçit të pabaza dhe të parakohshme

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

06 shkurt 2026

Dhoma e Specializuar e Gjykatës Kushtetuese ka hedhur poshtë ankesën e ish-presidentit Hashim Thaçi, e cila lidhej me pretendime për shkelje të të drejtave të tij themelore në procesin gjyqësor që po zhvillohet ndaj tij në Hagë.

Vendimi është marrë më 5 shkurt, ku Dhoma vlerësoi se një pjesë e pretendimeve të paraqitura nga Thaçi ishin të parakohshme, ndërsa të tjerat nuk kishin bazë ligjore, duke e shpallur kërkesën të papranueshme.

Në ankesën e tij, Thaçi kishte ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e caktimit të gjyqtarëve, duke argumentuar se kryetarja e Gjykatës Speciale kishte vepruar jashtë kompetencave, pasi kishte emëruar të njëjtin gjyqtar si për miratimin e aktakuzës, ashtu edhe për marrjen e vendimeve të tjera në të njëjtën çështje.

Scroll to Top