Gjenerata e 62-të e kadetëve të policisë nënshkruan kontratat e punës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

04 prill 2025

Nënshkruhen kontratat e punës për kadetët e gjeneratës së 62-të.

Me datën 4 prill 2025, në ambientet e Policisë së Kosovës, pas përfundimit të të gjitha fazave të testimeve, u bë nënshkrimi i kontratave për marrëdhënie pune për kadetë policorë, respektivisht për gjeneratën e 62-të të Policisë së Kosovës.

Kjo gjeneratë pritet që trajnimin themelor ta fillojë me datën 07.04.2025 në përbërje prej gjithsej 289 kadetë policorë, duke përfshirë diversitetin multietnik.

Scroll to Top