Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
08 mars 2025
Policia e Kosovës raporton se ditën e premte është njoftuar nga KFOR-i Amerikan se në fshatin Rekë të Banjskës në një mulli të pashfrytëzuar kishin hasur në mjete të dyshimta.
Njësitet policore menjëherë kanë reaguar në lidhje me këtë rast, ku më pas kanë konfiskuar mjetet e dyshimta si uniforma ushtarake, gjoksore për mbajtje armatimi, pantallona, jakne , maicë, granata dore, karikatorë të armëve të gjata, shok bomba, bombë ndriçuese dhe 28 fishekë të armës së gjatë.
Poashtu në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njesitë relevante policore.
Më tej raportohet se rasti është inicuar si ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i pa autorizuar të armëve’’ me urdhër të Prokurorit të shtetit dhe si i tillë vazhdon të mbetet nën hetime.


















