Gjendet dhe konfiskohet një kamerë e maskuar në Leposaviq, Prokuroria hap rast për incizim të paautorizuar

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

21 janar 2025

Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar një kamerë të maskuar në komunën e Leposaviqit.

Këtë e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut.

Ai po ashtu konfirmoi se nga Prokuroria edhe është hapur i veprës penale ‘incizim i paautorizuar’.

Kjo është kamera e tretë e maskuar që gjendet në veri, dy paraprakisht ishin fshehur në Mitrovicë të Veriut në air condicioner.

Scroll to Top