Gjenden 15 mijë euro të padeklaruara brenda një veture me targa të Bosnje e Hercegovinës

Koha e parashikuar e leximit: 1 minut

07 mars 2025

Policia Kufitare dhe Dogana e Kosovës ka gjetur 15 mijë euro të padeklaruara gjatë një kontrolle në një veturë me targa të Bosnje e Hercegovinës në pikëkalimin kufitar në Bërnjak, që drejtohej nga një shtetas i Bosnje e Hercegovinës.

Në raportin e Policisë thuhet se mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe se do të trajtohen sipas legjislacionit në fuqi nga Dogana e Kosovës në procedurë të mëtejme doganore.

“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e RKS-së, do të vazhdojë me angazhimin e saj për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme”, thuhet në njoftim.

Scroll to Top