Koha e parashikuar e leximit: 2 minuta
08 qershor 2025
Gjashtë raste të dhunës në familje janë përfshirë në raportin ditor të Policisë.
Pesë prej tyre janë iniciuar si dhunë në familje, ndërsa një si sulm dhe armëmbajtje pa leje.
Në rajonin e Prishtinës janë raportuar 3 raste, dy në Prishtinë dhe një në Podujevë.
Në Prishtinë dy vëllezër dyshohet se janë rrahur mes vete.
“Prishtinë 06.06.2025 – 23:10. Janë intervistuar dy të dyshuar (vëllezër) meshkuj kosovarë-njëri i mitur, të cilët pas një mosmarrëveshje kishin përdorur dhunë fizike ndaj njëri-tjetrit. Si pasojë e rrahjes i mituri ka marrë tretman mjekësor. Pas trajtimit të rastit me rekomandim të prokurorit kujdestar rasti procedohet në procedurë të rregullt.”
Po ashtu një grua dyshohet se ka tentuar ta godasë bashkëshortin e saj dhe ia ka mbyllur derën e banesës
Prishtinë 07.06.2025 – 17:00. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, për shkak se kishte tentuar ta godas viktimën mashkull kosovar-bashkëshortin e saj dhe ia kishte mbyllur derën e hyrjes së banesës. Sipas viktimës, bashkëshortja e tij ka probleme shëndetësore. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt