Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
08 prill 2025
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork, ku do të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, në orën 15:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (21:00 në Kosovë).
Në njoftimin për media, në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.
Gërvalla do të përfaqësojë Republikën e Kosovës, duke paraqitur të arriturat e vendit, sfidat aktuale dhe përparimet në fusha të ndryshme si sundimi i ligjit, ekonomia dhe reformat institucionale.