Koha e parashikuar e leximit: 1 minut
21 tetor 2025
Zëvendëskryeministrja dhe Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.
“Ministrja Gërvalla do të raportojë për punën e mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për rezultatet, sfidat dhe prioritetet e reformave gjithëpërfshirëse, sidomos në sundimin e ligjit, performancën ekonomike dhe fuqizimin institucional”, ak njoftuar Ministria e Jashtme, transmeton Zeri.info.
Seanca për Kosovën në KS të OKB-së, do të mbahet sot prej orës 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork ose 16:00 në Kosovë.

















